Deri në 37 gradë Celsius temperaturat në Shqipëri këtë javë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të ketë temperatura shumë të larta në vend.

Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë, Shqipëria pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Sipas parashikimit të motit, Tirana, Elbasani dhe Berati pritet të kenë motin më të nxehtë, me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

Edhe qytetet bregdetare, si Durrësi, Shkodra, Vlora e Saranda, do të përshkohen nga një mot i nxehtë, me temperatura nga 34 deri në 36 të hënën.

Për sa u përket temperaturave gjatë kësaj jave, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha.

Ditën e enjte pritet që Shqipëria të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës priten kthjellimet.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Publikohen mesazhe të dyshimta nga një grup i VMRO-DPMNE-së në Çair: Thirrje për të votuar VLEN dhe fjalor ofendues ndaj shqiptarëve

Në rrjetet sociale po qarkullon një bisedë e dyshuar nga një grup komunikimi të lidhur me VMRO-DPMNE-në në Çair, ku disa anëtarë të grupit...

Ziadin Sela bashkë me familjen del për të votuar: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë sot bashkë me familjen për të ushtruar të drejtën e tij qytetare të votës. Në një...

Arben Fetai bën thirrje nga diaspora për pjesëmarrje në votime, por vet del për të votuar pa bashkëshorten

Arben Fetai, i cili ditëve të fundit ka bërë thirrje të vazhdueshme për mobilizim të diasporës dhe për pjesëmarrje masive në zgjedhje, sot është...

Dalja e votuesve deri orën 11:15, është 9.38%

KSHZ në konferencën e dytë për shtyp konfirmojnë se deri orën 11:00 nuk janë paraqitur probleme të cilë mund të ndikojnë në pengimin e...

Hoxha Bedri Lika me thirrje të fuqishme për Butelin: “Vëllai vëllain nuk e tradhëton, nuk e shet për asgjë dhe nuk e ndërron me...

Hoxha i njohur nga Buteli, Bedri Lika, ka bërë sërish një thirrje të fuqishme për bashkim kombëtar dhe vetëdije shqiptare, duke kërkuar nga bashkëqytetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu