Provimi i maturës: Maturantët përsëri e shpërndajnë provimin në Viber

Nxënësit të cilët sot u futën në provimin e e dytë ekstern të maturës shtetërore (anglisht dhe matematikë) e kanë shpërndarë sërish provimin në grupet e Viberit. Rastin e konfirmoi drejtoresha e Qendrës Shtetërore për Provime, Biljana Mihajllovska.

“Kësaj radhe grupi në Viber i anglishtes kishte tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë studentë sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues”, deklaroi Mihajllovska. Nxënësit që fotografuan provimet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u gjetën me emër e mbiemër nga grupet Viber, u hoqën nga provimi.

Po ashtu, Mihajllovska informoi se në shkollën e mesme “Mirko Mileski” në Kërçovë, prindi i një nxënësi të larguar nga provimi shtetëror për shkak të posedimit të telefonit, verbalisht i ka sulmuar vëzhguesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Kujtojmë që javën e kaluar, maturantët shpërndanë në grupet e Viberit provimin e gjuhës maqedonase. Maturantët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet e jashtme në datat 12 dhe 14 gusht 2024./Portalb.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu