Kuvendi nuk do t’ia merr mandatin e deputetit Talat Xhaferit

Talat Xhaferi mbetet edhe deputet edhe kryeministër. Pa pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë, u tejkalua një tjetër përpjekje për të zgjidhur rastin e papajtueshmërisë së dy funksioneve. Kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev, para tri ditësh dorëzoi kërkesë në Kuvend që të deklarohet pa diskutim ndërprerja e mandatit të Xhaferit. Kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në katër ligje që parashikojnë ndërprerjen e mandatit nëse një deputet ka edhe një detyrë tjetër.

Kryeparlamentari Afrim Gashi e ka pranuar kërkesën por nuk e ka trajtuar si dokument vendimmarrës. Nuk e ka dorëzuar fare në Komisionin për Çështje mandatore sepse as nuk është formuar. Pak ditë më parë, kabineti i Gashit njoftoi se “Kuvendi ka qëndruar konsistent me rastet e mëparshme ku Qeveria kryen vetëm funksionet e nevojshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re për të siguruar vazhdimësi dhe transferim të rregullt të pushtetit”.

Vetë Xhaferi në Seancën Kushtetuese ka deklaruar se do të mbetet kryeministër dhe do të përmbahet nga detyrat parlamentare për të shmangur konfliktin e interesave. Kurse mandatari Hristijan Mickoski u pajtua se një praktikë e tillë ka ndodhur disa herë dhe se është një “zonë gri” që duhet riorganizuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu