Kasami: BDI të jetë opozitë konstruktive – Bekteshi në duart e VMRO-së gjithë ekonomia e vendit!

“Kanë aq gjak shqiptarët në RMV sa t`i dalin zot vetvetes”
Kjo deklaratë e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, në 22 – vjetorin e themelimit të partisë e dhënë në kontekst të mbrojtjes së legjitimitetit të votës, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. E njëjta është komentuar edhe nga lideri I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Jo s`kanë gjak shqiptarët për të derdhur që dikush të bëhet milionerë”, tha Bilall Kasami.
Kasami I ka rekomanduar BDI-së që të jetë opozitë konstruktive, sic tha, që sa më shumë rezultate të ketë qeveria e re.

“Unë uroj që të jetë një opozitë konstruktive, sepse parimi që ne mbështesim është se suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat I kanë, besoj se edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opoztë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, tha Bilall Kasami.

Por, derisa nga VLEN flasin për rezultate në Qeverinë e ardhshme, eksponentë të lartë të BDI-së, vazhdimisht alarmojnë në atë që quhet “pozitë nënçmuese e VLEN-it në Qeveri karshi VMRO-së”. Duket se më aktiv nëpër rrjetet sociale është Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi I cili gjatë së premtes ka bërë publike detaje të posteve ministrore të VMRO – DPMNE-së.

“Ministrisë së Ekonomisë sipas propozimit të VMRO-DPMNE-së i merren kompetencat komplet në: Energjetikë, Miniera dhe minerale, Turizëm, Tregti. Në investime i jepen Drejtorisë të Zonave Ekonomike, dhe për cështjë të punës Agjensionit për Punësim!

P.S. me të gjitha këto fusha do të udhëheqi VMRO-DPMNE”
Ndryshe, negociatat VMRO – VLEN kanë mbërritur tek ndarja e posteve udhëheqëse në eshalonin e tretë.
Media të ndryshme shtrojnë pyetjen se nëse për koalicionin VLEN do të ketë 400 drejtori, kurse për Lëvizjen “Znam” së paku 150, sa do të jenë pozitat që do t`i takojnë VMRO-DPMNE-së. Spekulohet me shifra nga 1.500 deri 2.000./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma,...

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, Brukseli gati të marrë vendimin drastik ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndezur polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj eurodeputetëve të Partisë së Gjelbër Evropiane, të cilët i quajti...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu