“Veç emrin shqip e ka ky”: Gold AG e “godet” analistin Gashi pas kritikave të tij për UÇK-në

Këngëtari i njohur, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik si Gold AG, ka bërë një koment të ashpër për analistin Shkëlzen Gashi.

Gazetari Lirim Mehmetaj reagoi të premten ndaj kritikave të Gashit për UÇK-në në emisionin “Pressing” të televizionit T7.

Gashi e kishte pyetur ish-ushtarin e UÇK-së, Fatmir Humolli, pse gjoja Ushtria Çlirimtare “nuk ishte në gjendje t’i mbronte civilët”.

“Ajo [Serbia] t’i kryjti gjitha ato masakra, ti nuk ishte n’gjendje me i mbrojtë civilët, ti nuk ishte n’gjendje me mbrojtë popullatën që po t’ikë, ti nuk ishte n’gjendje m’i mbrojtë gratë që po t’përdhunohen, po t’i shkatërron shpitë, po t’poshtëron, qitu përgjigjmu ti mu” – iu drejtua Gashi Humollit në “Pressing”.

Në reagimin e tij, gazetari Mehmetaj tha se Gashi ka ikur “me krejt kabilen” në kohën e luftës, ndërsa po i kërkon llogari atij që ka luftuar, Humollit.

Mehmetajt i doli krah edhe këngëtari Agushi, i cili në një koment në postimin e gazetarit në “Facebook” shkroi “Veç emrin shqip e ka ky”, duke iu referuar Gashit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu