Zyrtare: Mbappe lojtar i Real Madridit

Kylian Mbappe edhe zyrtarisht është futbollist i Real Madridit. Njoftimi u bë nga vet klubi mbretëror përmes një komunikate.

“Los Blancos” kanë njoftuar se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029. Francezi ishte pranë nënshkrimit me “Los Blancos” edhe në vitin 2022, por në fund kishte vendosur për rinovimin me PSG-në. 25-vjeçari tek ‘mbretërit’ transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez, skadon në fund të muajit qershor.

Kylian Mbappe, pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë eurove në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus. Sivjet Mbappe pati një sezonë fantastike me PSG-në, duke i shënuar 44 gola në të gjitha garat. Ai u shpall edhe futbollisti më i mirë i Ligue 1.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu