Gashi: Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më parë, por jo në llogari të marrëdhënieve ndëretnike

Kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për ndryshimet kushtetuese. I pyetur se kur do të hapet Kushtetuta dhe çfarë është rënë dakord, Gashi thotë se është një çështje e ndjeshme në vendi. Ai tha se çështja e ndryshimeve kushtetuese duhet të zgjidhet sa më parë, por jo në llogari të marrëdhënieve ndëretnike.

“Pasi u fillua të flitet për propozimin francez, pati protesta sidomos te maqedonasit si bashkësi etnike në vend. Ndoshta një pjesë e votave që shkuan për OBRM-PDUKM-në ishin pikërisht për qëndrimin e rezervuar për ndryshimet kushtetuese. Fatmirësisht shumica e qytetarëve dhe partive politike jemi të gjithë për integrimin e vendit në BE dhe që ai të ndodhë sa më shpejt. Tani çfarë ka vënë OBRM-PDUKM në programin e saj, duhet të ulemi dhe të diskutojmë”.

“Pas zgjedhjeve në Bullgari, pas zgjedhjeve në PE, sepse propozimi francez erdhi nga Brukseli, duhet të kemi të gjithë elementët në mozaik që të mund ta zgjidhim këtë çështje djegëse. Duhet ta zgjidhim sa më shpejt, por jo në kurriz apo shkatërrim të identitetit kulturor e gjuhësor të maqedonasve dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet ndëretnike. Duhet të punojmë për një kohezion më të madh në mes të komuniteteve në shtet”, tha Gashi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu