Taravari: Sot ose nesër do të shpallet marrëveshja VMRO-VLEN

Sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së kështu bëri të ditur Lideri i ASH Arben Taravari, njëherit edhe njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN. Taravari njoftoi se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta.

“Jemi në fund jemi, unë thash të premten, por mundet sot ose nesër do të jetë e publikuar marrëveshja mes qeveris së ardhshme mes koalicioniëve të partnerit VMRO-DPMNE, Vlen nuk e di me ZNAM a kanë filluar negociatat, kështu që për 24 do jetë e publikuar. Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësiministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zv.ministër për mbrojtje dhe zv.ministër për bujqësi. Sekretar shetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet”, shprehet Taravari.

I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.

“Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, tha Taravari. Taravari komentoi edhe rezultatet nga rivotimi dhe theksoi se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

“BDI mund ta ankimon rezultatin, por rezultatet janë këto që janë. Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një deputet më shumë, BDI-ja një deputet më pak”, deklaroi Taravari. VMRO-DPMNE pret që përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu