Brukseli: BE-ja nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese në RMV

Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces.

BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq OBRM-PDUKM-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar.

Burime diplomatike nga Drejtoria për Zgjerim të Komisionit Evropian, edhe pse thonë se i kuptojnë zhgënjimet në Maqedoni nga procesi i viteve të kaluara, megjithatë janë kategorike se nuk ka alternativë për plotësimin e kushtit për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Nuk ka rrugë të shkurtër, plan B”, thonë burimet në Drejtorinë e Zgjerimit dhe shtojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë. Nëse qeveria fillon një proces për të rinegociuar konsensusin tashmë të arritur midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ata janë të shqetësuar se do të humbasë koha e çmuar.

“Nëse i kthehemi rinegocimit, Shqipëria do të ndahet gjatë rrugës, ne nuk e duam këtë”, thonë burime diplomatike në Drejtoria. Të njëjtat mesazhe për ndryshimet kushtetuese ka edhe Shërbimi Diplomatik i BE-së (EEAS), i cili drejtohet nga Borrell.

“Gjeopolitika krijon vrull, duhet frenuar”, thonë diplomatët e këtij shërbimi dhe shtojnë se askush nuk mund të japë garanci se nuk mund të ketë bllokada të reja gjatë negociatave. Ata vlerësojnë se tani është më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të fillojë procesin dhe të hapë grupin e parë me kapitujt për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. BE-ja rikujton gjithashtu se Marrëveshja e Prespës është ndër kriteret politike për Maqedoninë e Veriut dhe duhet të zbatohet në vazhdimësi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu