Zeqiri për ABC News: Rivotimi të mërkurën, VMRO-LSDM kundër shqiptarëve, VLEN bën argatllëkun

Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën do të zhvillohet një proces rivotimi në shtatë vendvotimet, përkatësisht në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore. Vendimi për rivotim u mor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pabaza të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të KSHZ-së.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore, veprim ky, i cili sipas tij ka si qëllim që partisë t’i merren dy mandate deputeti. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, i ftuar në “Ballkan Update” tha se rivotimi është një proces, që shkon kundër interesit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Fronti Evropian mund të humbasë 1-2 mandate deputeti. Ky rivotim po bëhet kundër shqiptarëve dhe peshës historike që kanë fituar shqiptarët në këto zgjedhje”, tha ai. Ai shtoi se kjo po shkon në favor të partive jo-shqiptare në RMV dhe përgjegjëse për këtë është koalicioni VLEN. Sipas tij, ky koalicion po keqpërdor votën e shqiptarëve dhe kjo do të reflektojë dhe në postet drejtuese që do kenë shqiptarët në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo po bëhet me argatllikun e opozitës shqiptare, me koalicionin VLEN. Fronti Evropian tremb VMRO dhe LSDM. VLEN po keqpërdor votën e shqiptarëve. Deri tani shqiptarët kanë pasur 11-12 ministri, dhe të gjitha kanë qenë me peshë. Ka rënë dhe cilësia dhe pesha e ministrive që do të drejtojnë”, theksoi ai./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu