“Nuk ndihem fajtor” – Këngëtari Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë të premten në fjalën përfundimtare që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi. Ai akuzohet se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

“Nuk ndihem fajtor… çdo gjë që ju kam shmangë është shume e paqëllimshme, si dhe kur më ka kerku ATK-ja nuk kam qenë këtu. Po sikur te dija sigurisht do te paraqitesha. Pasi që i vetmi problem i imi është se unë jam vetëm shtetas i Amerikës”, ka deklaruar Vllasaliu.

Fillimisht, gjykatësja Naime Krasniqi Jashanica, njoftoi palët në procedurë se avokati Florent Latifaj nuk ka mundur te jete prezent për arsye se personale, ndërsa ne vend të tij është sipas autorizimit zëvendësues avokatin Driton Musliu. Avokati Musliu kërkoi që të lirohet nga përgjegjësia penale i akuzauri Vllasaliu, pasi sipas tij, nuk ekziston elementi esencial që është qëllimi për t’iu shmangur tatimeve të shtetit.

Në anën tjetër, prokurorja Elza Bajrami, në fjalën përfundimtare pasi ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga neni 313 paragrafi 1 në paragrafin 2, ka thënë se është vërtetuar se ka pasur shmangie nga tatimi. Ajo ka kërkuar që i akuzuari Vllasaliu të shpallet fajtor.

“Ne konsiderojmë se i njëjti ka kryer këtë vepër penale megjithatë kjo dëshmon se dhe me provat qe janë pjesë e shkresës së lëndës edhe nga ekspertizat, që ne si prokurori nuk i kundërshtojmë, edhe i propozojmë gjykatës që ta shpallë fajtor”, ka deklaruar prokurorja Bajrami. Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë. Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL në BBVK 4? Shkurta Haxhiu thyen heshtjen: “Nuk më nxori publiku, ishte lojë e produksionit!”

Aktivistja e njohur, Shkurta Haxhiu, ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit të “Big Brother VIP Kosova 4” pas eliminimit të saj të premten. Përmes...

Rreth 40 të vdekur e 115 të lënduar nga zjarri në Crans-Montana të Zvicrës

Afro 40 persona kanë humbur jetën e 115 janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një bar në resortin alpin Crans-Montana në Zvicër në...

Talibanët prej sot godasin berberët, kush heq mjekrra përfundon në burg

Autoritetet talibane në Afganistan kanë vendosur masa më të rrepta ndaj berberëve, duke paralajmëruar se ata që rruajnë mjekrat e burrave ose realizojnë modele...

CIA hedh poshtë pretendimin e Putinit për sulm nga Ukraina

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka kryer një sulm me dron ndaj një rezidence të përdorur nga presidenti...

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu