Naim Bajrami: Bashkë ta ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet

Fronti Europian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashta-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj Gjykatës Administrative.

Kjo tentativë për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë. Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe i procesit demokratik, u pranua njëzëri dhe u përshëndet nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar.

Më pas, me marrëveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve. Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Tash, demokracia e vendit dhe besimi mbi procesin është në duart e gjykatës administrative dhe ne ftojmë të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohëra të monizmit në KSHZ, u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6, pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese, të cilët votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë, duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë.

Mediat, qytetarët, partite politike, shoqëria civile, komuniteti ndërkombëtar, Brukseli e Uashingtoni, të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë Frontin e sovranit për barazi, drejtësi, legjitimitet, demokraci dhe dinjitet për t’i bë ballë këtij rikthimi të sistemit antidemokratik që prodhon kriza ndërkombëtare, ndërfqinjësore, ndëretnike, politike dhe shoqërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haqim Ramadani: Unë falje ju kërkoj vetëm shqiptarëve, as Bilall Kasamit as Mickovskit (VIDEO)

Kandidati i cili u la i vetëm nga liderët e VLEN-it, Haqim Ramadani kandidati për komunën e Bërvenicë, theksoi se ai nuk kam gabuar...

Ziadin Sela: ‘Jo, Izet!’ Ti në komunikim me mua, JO. Unë pjesë e qeverisë, JO. Por do të kemi punë ballë për ballë me...

Pas deklaratës së Izet Mexhiti në TV21, ku nuk e mohoi mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e qeverisë, ka reaguar ashpër...

Pasi disiplinoi Kasamin, Mickoski vjen në Strugë për t’u tërhequr veshin shqiptarëve që nuk mbështesin Qyrën

Pas “tërheqjes së veshit” që i bëri Bilall Kasamit për ta detyruar të distancohet nga deklaratat e Haqim Ramadanit, kandidatit të VLEN-it në Bërvenicë,...

Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. “Sot në Riad...

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu