Ku shkon shpirti pas vdekjes? – Ky është shpjegimi i teologut Drilon Gashi

Teologu Drilon Gashi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10. Ai ka folur për tema të ndryshme që kanë të bëjë me fenë islame. Gashi ka bërë një shpjegim interesant se ku shkon shpirt pas vdekjes, raporton gazeta10.

‘Kurani nuk donë që me i ik shumë realiteti që të merremi shumë me të ardhmen dhe të harrojmë të tashmen. Problemi i njerëzve është që merrni me stresin e së kaluarës me ankthin e së ardhmes dhe gjithmonë nuk janë këtu dhe nuk e jetojnë kohën reale. Zoti është koha, Zoti është këtu dhe tani. Një filozof ka thënë kur të vjen vdekja, unë nuk jam, ndërsa kur unë nuk jam është vdekja. Unë po them pak me ndryshe, po them që vdekja nuk ekziston, por është një kalim prej një stacioni në një stacion tjetër. As e keqja e as vdekja realisht nuk ekziston. Pra shpërngulja apo zhvendosja e shpirtit prej një turpi në një turp tjetër ne po e quajm vdekje’, ka thënë Gashi në shpjegimin e tij.

‘E ku shkon shpirti pas vdekjes merr një trup imagjinal dhe përjetime që ne i kemi pas në këtë botë qofshin të mira apo të këqija i sheh prapë sikur ne që po e shohim një emision në televizion. Edhe aty është një lloj vetëdije, nëse personi e meriton këtë lloj vetëdije, nëse ka qenë sy mbyllur ose nuk i ka parë argumentet e Zotit në këtë botë është rrezik që edhe në botën e Berzahut në një stacion të ndërmjetëm të kalojë në gjumë, pastaj se ku do të shkojë mandej vetëm Zoti e di, por e rëndësishme është që shpirti nuk vdes kurrë’, ka shtuar Gashi në elaburimin e tij se ku shkon shpirti pas vdekjes. /Gazeta10/

Deklaratën e tij rreth kësaj teme e gjeni me poshtë:

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu