Mexhiti: Negociojmë me deputetë të “Frontit Evropian”, pas formimit të qeverisë numri i tyre do të përgjysmohet

“OBRM-PDUKM dhe “VLEN” janë duke negociuar me katër deputetë të koalicionit të BDI-së për të kaluar në anën e tyre”, tha për Alfa kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai tha se kalimi i deputetëve mund të ndodh para formimit të Qeverisë së re, ndërsa më pas sipas tij, ka mundësi që në qeverinë e re t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë nga Fronti Evropian.

“Ka informacione se katër deputetë të tjerë nga Fronti Evropian tashmë janë duke negociuar, disa me ne, disa me koalicionin tjetër, kështu që mund të bien në 13, para formimit të Qeverisë. Pas formimit të Qeverisë, numri në Frontin Evropian mund të përgjysmohet sërish, sepse nuk janë të lidhur ideologjikisht, nuk kanë asgjë të përbashkët”, tha Mexhiti.

Marrëveshja për formimin e Qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “VLEN” po afrohet. Mexhiti thotë se për vlerat themelore mbi të cilat do të punojë Qeveria e re aktualisht janë duke u dakorduar dhe për ndarjen e portofoleve do të diskutohet më vonë.

“Edhe koalicioni “VLEN” edhe koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, në parim ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtat parime për Qeverinë e re, luftën kundër korrupsionit, kthimin e shtetit të së drejtës. Fokusi do të jetë zhvillimi ekonomik dhe jeta e qytetarëve”, tha Mexhiti.

Koalicioni “VLEN” në lidhje me ndryshimet kushtetuese nuk do të insistojë që të ndodhin me çdo çmim. Izet Mexhiti thotë se do të kujdeset për ndjenjat e maqedonasve dhe do të kërkohen garanci nga Bashkimi Evropian për integrim të sigurt të Maqedonisë.

“Ndryshimet varen fillimisht nga komuniteti më i madh, dmth nga maqedonasit në këtë vend. Në asnjë rast nuk duam që ata të ndihen të kërcënuar, të lënë më vete. Përkundrazi, ne duam të gjejmë një rrugë të përbashkët drejt integrimit, që është aspirata e vetme për të gjithë qytetarët e vendit”, tha Mexhiti./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu