Taravari: “Ende ka çështje të hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni”

“Unë besoj se ka çështje të hapura”, tha Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 kur u pyet se a ka ende të çështje të hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Taravari këtë deklaratë e arsyetoi me nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tij ka ngecur në fushën e decentralizimit.

“Për shembull Marrëveshja e Ohrit, edhe pas 23 vjetësh ende nuk është e implementuar sidomos në pjesën e decentralizimit. Duhet të implementohet deri në fund edhe pse shpesh herë të BDI-së kanë deklaruar se e kemi përfunduar dhe se e kemi nisur Agjendën e Gjelbër. Për Marrëveshjen e Prespës tashmë jemi pjesë e NATO-s ndërkaq për Marrëveshjen me Bullgarinë mendoj se duhet të gjendet modusi se si do të implementohen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu