Përfundon armëpushimi, Izraeli rifillon sulmet në Gaza

Afati i fundit i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar në orën 07:00 të mëngjesit. Duket se nuk ka shpresa për zgjatur armëpushimin pasi Izraeli thotë se ka rifilluar luftimet në Rripin e Gazës.

Në një postim në rrjetin social “X”, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretenduan se Hamasi kishte hapur zjarr ndaj Izraelit duke shkelur kështu kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.

Pak para përfundimit të armëpushimit 7-ditor, Izraeli tha se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Gaza. Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Sigurisë Kombëtare e drejtuar nga Hamasi deklaroi se disa sulme ajrore kanë goditur Rripin e Gazës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime të BBC brenda Gazës. Burimet për median prestigjioze thanë gjithashtu se disa shpërthime janë dëgjuar në veri të Gazës dhe ka pasur një shkëmbim zjarri në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Që nga fillimi i armëpushimit më 24 Nëntor, 110 pengje të mbajtur në Gaza janë liruar, ndërsa Izraeli ka liruar 240 të burgosur palestinezë.

Sulmet e Hamasit mbi Izraelin më 7 Tetor vranë 1200 njerëz. Që atëherë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,800 njerëz janë vrarë nga Izraeli, duke përfshirë këtu rreth 6,000 fëmijë./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu