Ademi: Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë e re

BDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën kanë diskutuar për negociatat për Qeverinë e re. Pas përfundimit të mbledhjes, Arbër Ademi tha se sot kanë konstatuar tre pika.

“Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani. U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”.

“Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi. Ai gjithashtu theksoi se si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e...

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve...

Fatmir Limani largohet nga ministria që drejton, por edhe nga VLEN

Fatmir Limani është larguar nga Qeveria, si dhe nga koalicioni VLEN. Vendimi shënon një zhvillim të ri në skenën politike, ndërsa priten sqarime zyrtare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu