Ahmeti bën thirrje të respektohet vullneti i qytetarëve – VLEN thotë se janë pjesë e Qeverisë!

Derisa kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, BDI-në dhe LSDM-në I dërgoi në opozitë, lideri I integristëve Ali Ahmeti, bëri thirrje që të respektohet vullneti I qytetarëve.

Mes reshtave, Ahmeti aludoi në parimin fituesi me fituesin.

“Sot shteti jonë ka nevojë për stabiltit, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE” – tha Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera duke e bërë faktor të dytë politik në vend.

“Jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota. Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20” – tha Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, thotë se ata janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Duke falënderuar diasporën, sic tha, për përmbysjen e rezultatit, Kasami paralajmëroi negociatat me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re.

“Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN. Gjithë atyre që kanë qenë të shantazhuar, të kërcënuar nga BDI, ju themi se nga nesër janë të lirë. Kjo fitore iu dedikohet shqiptarëve gjithë qytetarëve të këtij vendi, dhe urojmë që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së” – tha Kasami.

Edhe pse sipas numrit të votave, LSDM-ja renditet e dyta pas koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për shkak të koncentrimit më të mirë të votave nëpër njësitë zgjedhore, Fronti Evropian, mori më shumë mandate nga socialdemokratët.

137.486 – Ju faleminderit! – ka qenë postimi I sotëm nëpër rrjetet sociale të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu