Osmanovska: Ky publik madhështor nënkupton dështimin e Mickoskit dhe politikave anti-BE

Kryetarja e partisë Unioni i Romëve, Fatima Osmanovska në Tubimin përmbyllës në sheshin Iliria në Tetovë, në fjalimin e saj tha se romët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë për numrin 8 pasi aty gjejnë program dhe përfaqësim dinjitoz e jo tek nënçmimet dhe ofendimet e VMRO-DPMNE-së.

“Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, romë, turq, boshnjakë, sot jam shumë krenare. Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër. Erdhi Mickoski para disa ditësh në Shutke dhe tha se pas 8 majit do të shihni se si do të jeni, mirëpo i them se më 8 maj do e sheh ai dështimin se sa vetë do të votojnë për ju. Romët kanë Frontin Europian, në këtë Front, romët kanë motrën e tyre. Si lidere e partisë rome të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front! Romët nuk do ti nxirrni më për veshi jashtë, ashtu siç bëntë VMRO-ja pasi tani ëndërrojmë zgjuar dhe bëjmë realitet ëndrrën rome – Le të jemi të respektuar dhe të barabartë me të gjithë qytetarët, të shihemi e të dëgjohemi dhe si të tillë së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë, turq, boshnjakë dhe gjithë të tjerët të hyjmë në Bashkimin Evropian. Vëllazërisht dhe motra, të bashkuar dhe të fortë, së bashku do të ecim rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Osmanovska. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu