Ali Ahmeti: Tirana e 2024 nuk njihet me atë të vitit ’91, transformimi i saj gëzon çdo shqiptar

Kryetari i BDI-së së Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti mori sot titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve. Ali Ahmeti tha se ky transformim dhe zhvillim i Tiranës gëzon jo vetëm atë, por edhe çdo shqiptar.

“Unë e njoh Tiranën e ‘91, dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humbem në Tiranë, nuk e di ku jam. Është një Tiranë tjetër. Krejtësisht! Dhe kjo më gëzon mua, gëzon çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Unë do të doja t’ju falenderoj shumë për këtë nder. Do të perpiqem, Erion, të jem qytetar i disiplinuar. Çfarëdo aktiviteti që ju keni, unë do të jem pjesëtar, se tani është dhe qyteti im. Këtë nder unë e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët, të burgosurit politik në shtetin tim dhe Kosovë”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së së Maqedonisë së Veriut deklaroi se Tirana ka qenë edhe shtëpia e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për kombin. “Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, po kjo është Tirana edhe Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që si djalin e vet e ka mbajtur nëna Dritë”, tha Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu