Sela: Mickoski po ia kthen favorin Taravarit, VLEN dhe VMRO kanë luajtur në favor të njëra tjetrës në këto zgjedhje…

I ftuar në eisionin Pressing në Klan Maqedonia lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, k atheksuar se VMRO-DPMNE po përpiqet të manipulojë votën shqiptare duke e drejtuar atë nga VLEN-i dhe duke kthyer favorin ndaj Taravarit, të cilin e përshkruan si një figurë që vepron nën urdhra dhe është bërë peng i liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“Mënyra e paraqitjes së VMRO-së aktualisht është një tentativë për ta orient votën shqiptare drejt VLEN-it, por edhe kthim favori ndaj Taravarit, sepse VMRO dhe VLEN luajtën në favor të njëri tjetrit. Kandidatura e z.Taravari nuk ka qenë kandidaturë e bekuar nga ASH-ja, sepse në atë kohë ai iku dhe e dyta u pa një sjellje e një individi që duhet të zbatoi urdhëra. Kam parashikuar që ndarja ishte në funksion të dikujt, sjelljet flasin sikur Taravari është peng i Mickoskit”, deklaroi Sela.

Sela ka theksuar se largimi i Taravarit nga Aleancës për Shqiptarët nuk ishte i pritur dhe e ka cilësuar atë si një akt ikjeje. Ai sugjeron se sjelljet e Taravarit tregojnë se ai nuk po vepron me qëllime të veta, por po merr urdhra dhe po anashkalon strukturat e veta politike, duke u bërë mjet i VMRO-DPMNE-së për të arritur qëllimet e saj.

Lideri i ASH-së ka paralajmëruar se qëllimi final i VMRO-DPMNE-së është të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare për të avancuar agjendën e saj, e cila sipas tij është e dëmshme për interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sela ka bërë thirrje për vigjilencë dhe veprim të matur nga votuesit shqiptarë për të parandaluar manipulimin e votës së tyre.

“Largimi i Taravarit ishte i parecidentë, prandaj e kam cilsuar si ikje largimin e tij. Sjelljet e tij flasin në atë lloj drejtimi se është bërë peng i VMRO-së. Nuk mund të dali një udhëheqës partie në organin që drejton pa asnjë qëllimi të vetin, dmth merr urrdhëra dhe po anashkalon strukturat e veta politike.
Qëllimi final i VMRO-së ka qenë që të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Dhe ata kanë arritur që ta përdorin këtë por agjenda e tyre është e mbrapshtë”, tha Sela./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka...

Hill për Adem Demaçin: Ishte i rreptë – kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi...

Filmi për Kosovën: De Niro paguhet 1 milion dollarë për një ditë, edhe ujin e do special nga Amerika

Aktori hollivudian Robert De Niro ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të filmit i cili do të xhirohet për luftën në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu