Në shi e në borë, policët e Kosovës ruajnë pllakën përkujtimore të heroit Enver Zymberi në Zubin Potok

Pllaka perkujtimore e policit hero Enver Zymberit në komunën e Zubin Potokut nuk po mbetet pa perkujdesje as sot. Edhe në këtë ditë zgjedhje në reshjet e vazhdueshme të shiut por edhe disa reshje të vogla të borës, Policia e Kosovës vazhdojnë të e ruajnë këtë pllakë të heroit Zymberi.

Në disa pamje të siguruara nga mediat shihet se si një polic i Kosovës vazhdon të qëndrojë afër kësaj pllake përkujtimore në përkujdesjen e saj. Enver Zymberi është polici i katërmbëdhjetë i rënë në detyrë. Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Ai u qëllua nga Strukturat Paralele Ekstremiste Serbe më 26 korrik 2011, në Leposaviq, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Kujtojmë që sot janë duke u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore në votimin për largimin apo jo të kryetarëve aktual./Gazeta Infokus

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu