Zgjedhjet 2024/ Ana negative e fushatës – dëmtimi i bilbordeve, zyrave, presione…!

Sot rreth orës 10.00 në Stacionin policor Strumicë është raportuar se është dëmtuar një billbord reklamues i kandidatit për president Bujar Osmani. Billbordi është vendosur në qendër të qytetit në Strumicë. Në komunikatën e policisë theksohet se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndërkaq, Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkova ka njoftuar se është thyer zyra e tij e deputetit në Koçanë. Ai ka shtruar pyetjen nëse insistimi i Qeverisë teknike dhe Zv/Ministrit të brendshëm plotësues që të mos ketë ndryshime kadrovike në Koçanë është bërë për këtë qëllim.

Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN thonë se aktivistë të tyre thirren në bisedë informative në Policinë e Tetovës. Fushata 20-ditëshe presidenciale, krahas përplasjeve në distancë me akuza e kundërakuza, kryesisht ka kaluar në atmosferë të qetë. Përjashtime bëjnë incidentet me dëmtimet e bilbordeve të disa kandidatëve presidencial. Krahas këtyre rasteve, ditë më parë u dëmtua bilbordi I Bujar Osmanit në lagjen Autokomandë të Shkupit./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Për çka u dakorduan mbrëmë Ramiz Merko dhe Mendi Qyra? Takim i kërkuar nga VMRO përmes Merko

LAJM I FUNDIT: Për çka u dakorduan mbrëmë Ramiz Merko dhe Mendi Qyra? Takim i kërkuar nga VMRO përmes Merkos Burime të sigurta për...

Grupi i katërt i mërgimtarëve niset drejt Strugës për të mbështetur Arsim Dalipin

Valë entuziazmi nga diaspora për zgjedhjet në Strugë! Grupi i katërt i mërgimtarëve është nisur sot drejt vendlindjes për të dhënë mbështetjen e tyre...

Mendi Qyra përpiqet ta fshehë viskin, por fotoja e nxjerr zbuluar!

Një fotografi e Mendi Qyrës po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale. Në pamje, ai shihet në një ambient shoqëror, ndërsa sipas komenteve të...

Arsim Dalipi: Me numrin 4 për një Strugë më të bukur dhe më të ndershme

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi, në prag të ditës së votimit ka ndarë një mesazh të sinqertë për qytetarët struganë....

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu