“Specializantët privat veshin uniformën dhe marrin valigjen për ta braktisur vendin” – Kjo ishte protesta e tyre sot

Qindra specializantë privatë të veshur me mantel të bardhë por edhe me valixhe për të braktisur vendin, u mblodhën para Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo formë e protestës vjen nga pakënaqësitë e mos pagesave dhe në formë simbolike biletat njëdrejtimësh i fusnin në një kuti votimi.

Me këtë paralajmëruan shtetin se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të ikin nga vendi. Specializantët privatë thonë se prej sot ndërpresin grevën dhe do të kthehen në vendet e punës që të mos e pësojnë pacientët, por kjo nuk do të thotë se dorëzohen. Çdo të martë gjatë kohës së pauzës do të protestojnë për të njëjtin qëllim.

“Kemi statistika se rreth 70% e studentëve të mjekësisë, në mënyrë aktive mësojnë dhe e njohin gjuhën gjermane, e kjo nuk është rastësi, por bëhet fjalë për një plan migrimi sepse e shohin një ardhmëri të pashpresë në vendlindje. Nëse marrim parasysh statistikat e Shoqatës së mjekëve ku thuhet se mbi 250 mjekë në vit ikin nga vendi, e kjo është e barabartë me studentët që regjistrohen në fakultetet e Maqedonisë. Kjo domethënë se punojmë me të ashtuquajturën zero pozitive, pra prodhojmë aq mjekë sa edhe migrojnë”, tha Aleksandra Georgieva – lidhja e mjekëve dhe specializantëve.

Specializantët privatë thonë se kishin kërcënime nga profesorë doktorët që të mos dalin të protestojnë.
Rreth 400 specializantë privatë ishin në grevë dhe nuk u paraqiten në punë.

Ata janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë, i njëjti të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në institucionet publike shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu