Ashpërsohet retorika në tubime, VLEN dhe Fronti Europian me akuza dhe porosi mes tyre

Fronti Europian mbrëmë mbajti tubim qendror në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Sheshi ishte i mbushur përplot mbështetës të këtij fronti, i përbërë nga nëntë parti politike. Fjalime mbajtën të gjithë krerët e partive politike pjesë e Frontit Europian. Nuk munguan akuzat dhe mesazhet me retorikë më të ashpër ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. U tha se Mickoski ka plane pro ruse bashkë me Levicën, ndërsa siç tha kreu i ASH-së Ziadin Sela, kukulla të tij janë edhe krerët e VLEN-it.

“Ne njerëzit na janë rralluar, na janë pakësuar. Si t’i kthejmë njerëzit nga Europa të kthehen këtu? Vetëm duke e futur vendin tonë në Bashkimin Europian. S’ka zgjidhje tjetër, të mos shofin ëndrra patriotike këtu, se do të bëkan fabrika Hristijani e Gordana”, tha Ali Ahmeti – Fronti Europian.

“Dhe planet e tij, donka që t’i bëjë edhe me ca kukulla që i ka gjetur te shqiptarët, që të ngjajnë me ato kukullat ruse, si i thonë, marioshka, babushka. Pesë janë, Bilalli ka hy te Izeti, e Izeti te kukulla tjetër te Bekimi, e Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi. Bashkë të paketuar në valixhen e Mickoskit”, theksoi Ziadin Sela – Fronti Europian.

Edhe koalicioni VLEN në tubimin e mbrëmshëm e mbushi sheshin e Gostivarit. Duke komentuar tubimin e Frontit Europian, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thotë se krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit, duke aluduar në projektin “Shkupi 2014” me të cilin u ndërtua sheshi “Maqedonia”. Bilall Kasami me shprehjen popullore se burgu është për burra, paralajmëron se do të dënohen me burg të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale.

“Krimineli kthehet te vendi i krimit. Autorët e “Shkupit 2014” u kthyen atje tek luanat e Nikolla Gruevskit, ndërsa ne, pa protokoll, pa sigurime, në mesin e popullit, me popullin, erdhëm këtu në Gostivarin e flamurit kombëtar dhe nesër do të shkojmë në sheshin “Skenderbe””, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.

“U dërgoj të fala nga këtu se nuk do t’ju trembemi, se nuk iu kemi trembur regjimit të Millosheviqit dhe nuk iu trembemi as spiunëve e piunëve të Vuçiqit. Populli thotë, burgu është për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar dhe dënuar sepse në të kundërtën përsëritet”, dekalroi Bilall Kasami – VLEN.

Koalicioni VLEN sonte në sheshin “Skenderbeu” me fillim në ora 20:30, do të mbajë tubimin kryesor me çka përmbyllet dhe fushata presidenciale. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen të mërkurën më 24 prill. Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, ndërsa vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat...

T’i bësh të dashurit masazh rrit dashurinë me 20%

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që i bëjnë njëri-tjetrit masazh përjetojnë një rritje prej 20% të ndjenjave të dashurisë dhe afërsisë....

Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është krenuar me pak metra asfalt që është shtruar pranë sallonit për të pame në këtë komunë. Ndonëse...

VLEN: Dogana po flet shqip, 21 punësime të reja për qytetarët shqiptarë!

VLEN përmes një komunikate thekson se sot Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë...

MPB blen softuer spiunazhi të përdorur nga BIA serbe – A po përgatitet përgjimi i “të padëshiruarve” nga pushteti VMRO–VLEN?! (DOKUMENTE)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka blerë softuer të avancuar për ndjekje dhe përpunim të të dhënave, i cili më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu