Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te “Levica”

Mickoski dhe OBRM-PDUKM assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian, thuhet në kumtesën e sotme të Frontit Europian.

Se në çfarë derexhe ka rënë dy ditë para humbjes, theksohet në kumtesë, tregojnë thirrjet për ndihmë nga “Levica” dhe ZNAM e Dimitrievskit.

Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.

“Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin.

BDI dhe Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të Rusisë, se BDI dhe Fronti Europian, themelet i ka vënë që në vitin 2001, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e NATO-s, si dhe me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Dhe, deshi apo nuk deshi Mickoski, BDI dhe Fronti Europian do të jetë garantuesi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa OBRM-PDUKM dhe bashkëpunëtorët tjerë të Moskës, pas 8 majit, do të jenë vetëm spektatorë opozitar të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu