Fyerje dhe korre urrejtëse ndaj shqiptarëve në derbin e basketbollit në Shkup

Ndeshja e basketbollit midis dy ekipeve kryeqytetase MZT dhe Çairi 2030 u luajt mbrëmë në një atmosferë të tensionuar.

Drejtuesit e KB Çairi 2030 para përfundimit të pjesës së parë kërkuan ndërprerjen e ndeshjes, për shkak të koreve fyese dhe urrejtëse albanofobe të tifozëve të MZT.

Nga ekipi i Çairit kërkuan ndërprerjen e ndeshjes dhe zbrazrjen e tribunave, por kjo kërkesë e tyre u refuzua nga arbitrat e ndeshjes dhe u kërkua vazhdimi i saj. Në fund kjo ndeshje e ligës së parë të basketbollit përfundoi me rezutatin 91:58 për MZT SHkupin.

Pas ndeshjes ka reaguar drejtori sportiv i klubi shqiptar, Alaudin Mustafa. Ai ka thënë se kështu është kur nuk të mbron askush. Ai ka përdorur një shprehje të vjetër se i forti edhe të rreh edhe s’të lë me qa.

“Kshtu esht kur nuk te mbron kerkush, dalin mediat Maqedoni edhe komplet situaten ta kthejn ka veti, A pom dhem ky fakt ? po shum um dhem, po sun e ndryshoj. I forti te jep dajak edhe nuk te len me kajt thojn”, deklaroi Mustafa.

Por kanë reaguar edhe nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një ndeshje ku ekipi jonë ishte konkurent i barabartë per 2 qerekë me kampionin aktual Kk Mzt, qerekin e 3të dhe 4të kishte dominim total të kundërshtarit. Mirëpo ajo që shëmbi këtë derbi ishin thirjet e pandalshme dhe super nacionaliste të “tifozve” Family Aerodrom, ku përkrah gjithë atyre skandimeve nacionaliste nuk u pa e arsyshme të ndërpritet ndeshja ose të zbrazet tribina por ishim të kanosur me fyerje dhe tërheqje me forcë nga sigurimi i ndeshjes. E gjithë kjo nuk mjaftoi me kaq por vazhdoi me FAKE NEWS nga disa “portale” gjoja se na ishim dhunuesit. Vlenë të ceket se e gjithë ndeshja ka qenë e gjiruar në MTV3. Kjo ngjarje është vetëm motiv ekstra për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt suksesit. Vazhdojmë fuqishëm”, kanë shkruar nga klubi.

KB Çairi 2030 është klub i vetëm shqiptarë që radhitet në vendin e katërt në Ligën e parë të basketbollit në Maqedoninë e Veriut. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu