Marrëveshja e Asociacionit, reagon Mustafa: S’ka shkelje të Kushtetutës, është gënjeshtër e Kurtit

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës kryeministrit Albin Kurti se dy marrëveshjet për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe shkelnin parimet e Kushtetutës dhe cenonin rendin juridik. Mustafa e ka quajtur këtë sajesë dhe gënjeshtër. Mustafa ka deklaruar se Kushtetuesja nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013 e se ajo s’ka cilësuar se i shkel parimet e Kushtetutës.

“E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon: Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje. Në pikën III. KONSTATOHET që Parimet, siç; janë elaboruar në ‘Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime ‘nuk janë tërësisht’ ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, thuhet në reagimin e Mustafës.

Sipas tij “nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut”.

“Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për t’i ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti”, ka thënë më tej Mustafa.

Më tej, Mustafa ka thënë se “ajo heq dorë nga njohja reciproke” e se “thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bënë të paparagjykuar për palët?!”
“Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet. Nuk kam dëgjuar ta ketë kërkuar këtë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese!” ka shkruar Mustafa./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu