Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

Ish-ministri i shëndetësisë dhe bartësi i listës në NJZ4 të koalicionit “Për të ardhme europiane” LSDM, Venko Filipçe, akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e bllokon ndërtimin e Qendrës së re Klinike, duke parashtruar rreth një mijë amendamente. Këtë e deklaroi në Click Plus në TV21, duke shtuar se ka pasur takime edhe me deputetë të opozitës dhe se ka kërkuar nga ata që të mos e pengojnë këtë projekt të rëndësishëm, mirëpo, thotë se nuk ka pasur sukses.

“Me të vërtetë më vjen keq që ai projekt dhe ai ligj special që duhej të sillet për ndërtimin e Qendrës Klinike u bllokua nga VMRO-DPMNE, më duket, se me një mijë amendamente dhe me mos miratimin e këtij ligji, projekti nuk mund të vazhdohet. Personalisht kam biseduar me përfaqësues të tyre, i kam lutur që të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Venko Filipçe, bartës i listës “Për të ardhme europiane” NJZ 4.

Në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së për rastet siç janë zjarri në spitalin modular të Tetovës dhe me krizën e Kovidit, Filipçe i hodhi poshtë dhe tha se ata krijojnë afera të rrejshme.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në gjithë atë që plasohet, megjithatë ajo që më brengos por duhet të jem i sinqertë se nuk më befason është që e njëjta mënyrë e sjelljes nga ana e VMRO-DPMNE-së po bëhet vite me radhë. Të krijojnë afera, të plasojnë të pavërteta dhe lajme të rrejshme. Vlerësoj se ata janë mjeshtër të vërtetë për të luajtur rol të tillë nëse ne jemi poshtë në baltë dhe andaj nuk duan që të fillojmë negociatat me BE-në. Mund lirisht të them se VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët”, pohoi Venko Filipçe, bartës i listës “Për të ardhme europiane” NJZ 4.

Nga ana tjetër, Vllado Misajllovski, bartësi i listës në NJZ2 i koalicionit “Maqedonia jote” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thotë se ka zgjidhje më të mirë për BE-në edhe pse partitë politike shqiptare thonë se kushti i vetëm për formimin e qeverisë janë ndryshimet kushtetuese.

“Vallë ata duan e ne nuk duam? Çfarë është më ndryshe? Unë po ashtu dua, ja e them se për mua nuk ka rrugë tjetër, por jo me kusht të ultimatumit. Jo. Nëse qytetarët maqedonas thonë se janë kundër kësaj zgjidhjeje, ne duhet të ulemi dhe të shohim se çfarë më tutje. Mendoj se edhe opozita shqiptare por edhe të tjerët nuk janë kundër diçka të tillë. Thonë, po, uluni dhe bisedoni nëse mundet diçka plus dhe mendoj se kjo është pozitive, për bashkëjetesë më të mirë dhe kjo gjë është pozitive.

-A jeni optimist se mund të gjendet zgjidhje?
-Po, Jam optimist. Mendoj se na duhet vetëm vullnet“, deklaroi Vllado Misajllovski, bartës i listës “Maqedonia jote” NJZ 2. Pyetjes nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë qeveri, a do të tërhiqet kryesia e partisë, Misajllovski nuk pret diçka të tillë, as për zgjedhjet parlamentare dhe për ato presidenciale.

“Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë, VMRO-DPMNE me siguri, ju them, me siguri, do ta udhëheqë qeverinë e re, mendoj se çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë e di këtë, unë ju them me siguri se qeverinë e re do ta udhëheqë VMRO-DPMNE ndërsa kryeministër do të jetë Hristijan Mickoski. Mendimi im personal është se Gordana do të ketë epërsi prej 100.000 votave në raundin e parë, kandidatja jonë, profesoresha jonë. Tani, nëse Pendarovski do të hyjë në raundin e dytë, pritet se do të hyjë”, u shpreh Vllado Misajllovski, bartës i listës “Maqedonia jote” NJZ 2.

Partitë dje edhe zyrtarisht e nisën fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Oficerët e policisë serbe në Ohër – një fazë e re e “botës serbe” në veprim?

Fillimi i patrullave të përbashkëta policore midis policisë maqedonase dhe asaj serbe në Ohër nuk duhet parë vetëm si një risi turistike ose bashkëpunim...

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë 66-vjeçar humbi jetën dje pasdite në një plazh pranë Kavajës, jo shumë larg qytetit të Durrësit në Shqipëri, pasi pësoi...

Roja thotë se një pjesë e grupit “Banjska” me një të plagosur kanë qëndruar në hotel

Rade Nedelkoviq, roje në hotelin Rasjka Banja ka dëshmuar për grupin terrorist në rastin “Banjska”. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë...

Kusari-Lila: Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila, ka njoftuar të martën se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kjo parti do të garojë e vetme...

OBSH-ja dënoi sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu