Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, në luftën e vitit 2001, në një intervistë thotë se komandant i Përgjithshëm i UÇK-së në Maqedoni, fillimisht ka qenë Emrush Xhemajli dhe jo Ali Ahmeti.

“Prej vitit 1999, prej luftës së Kosovës më është dhënë urdhëri për të hyrë në territorin e Maqedonisë dhe jo nga Ali Ahmeti por nga komandanti i përgjithshëm i UCK-së së Maqedonisë, Emrush Xhemajli”, tha Xhazair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha.

LAJM: Ju në mënyrë indirekte thoni se komandant i luftës së UÇK-së në Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli?
“Jo në mënyrë indirekte, direkte. Këtë gjithë e dinë”, tha Shaqiri. Madje, Shaqiri thotë se Ali Ahmeti ka qenë kundër luftës në Maqedoni.

“Unë dhe shumë shokë si fillestar, para fillimit të luftës së Maqedonisë kur Ali Ahmeti se ka ditur se çka është lufta, por edhe ka qenë kundër luftës së Maqedonisë, kemi shumë për të treguar, por s’i kemi hyrë deri sot”, u shpreh Shaqiri.

Ai flet edhe për debatet për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të komunitetit romë në Ushtrinë Çlirimitare Kombëtare, moszgjidhjen e statusit të UÇK-së, lënien në harresë të komandantëve të vërtetë të kësaj lufte, keqpërdorimin e emrit të UÇK-së nga politikanët, si dhe betejën e Haraçinës.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu