Xhudisti Akil Gjakova është arrestuar nga organet e sigurisë pas njoftimit që ata bënë gjatë ditës së djeshme, respektivisht pas shpalljes në kërkim. Gjakova dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.
“Pejë 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Ai dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.