Reagon Albin Kurti pas votimit “pro” nga Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE

“Asambleja Parlamentare i thotë po Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës”. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, pas votimit në Asamblenë Parlamentare. Ai theksoi se faza e radhës dhe e fundit është ministeriali në muajin maj.

“Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, deklaroi Kurti. Ai shtoi se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut”.

“Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve”, shkroi Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu