Federata e Xhudos i del në mbrojtje Akil Gjakovës: Besojmë në pafajësinë e tij

Federata e Xhudos së Kosovës ka mbrojtur xhudistin Akil Gjakova, që është në kërkim të policisë mbi akuzat për “Dhunë në familje”. Gruaja e ka denoncuar xhudistin për dhunë në familje, e deri më tani Gjakova ndodhet në arrati pasi s’është dorëzuar në Polici.

Federata e Xhudos më në fund ka reaguar për këtë situatë, duke e mbrojtur Gjakovën dhe njoftuar se sapo ky i fundit do të rikthehet në Kosovë, do të dorëzohet në Polici.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

Haradinaj kërkon që “urgjentisht të kthehen simbolet e Kosovës” në komunat veriore që i hoqën kryetarët nga “Srpska”

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pasi kryetarët serbë në komunat veriore, përkatësisht ata nga Lista Serbe, kanë hequr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu