Arsovska nuk heq dorë nga kërkesa për kthimin e përmendores së Qosetos

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, nuk heq dorë nga kthimi i monumentit të Andon Lazov-Qoseto, i cili ishte vendosur para kompleksit të gjykatës në kohën e VMRO DPMNE-së dhe i cili ishte hequr nga ish-kryetari Petre Shilegov. Kjo është hera e dytë që Arsovska në një seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozon një pikë për kthimin e Qosetos. Dy muaj më parë, kjo pikë ishte në rend dite, por nuk u votua nga këshilltarët. Sipas informacioneve, në seancën e Këshillit, e cila do të mbahet të hënën, me kërkesë të Arsovskës, kjo pikë është futur sërish në rend dite. Ashtu si herën e kaluar edhe tani propozohet që monumenti në vend të kompleksit të gjykatave të vendoset në një lokacion të ri, pranë rrethrrotullimit në bulevardin Aleksandar Makedonski afër hotelit “Continental”.

Para 3 mujave Arsovksa në rrjеtin e saj social Facebook shkruajti se nuk do të lejojnë që përmendorja e revolucionarit maqedonas të ndryshket nëpër depo. Arsovska në prill të këtij viti ka dorëzuar kërkesë në Komunën e Qendrës për dhënien e pëlqimit për fillimin e procedurës sipas së cilës do të fillonte procedura për kthimin e monumentit.

Në shkurt të vitit 2018, monumenti u hoq me urdhër të kryetarit të atëhershëm, Petre Shilegov, sepse ishte ndërtim pa leje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Po provoni t’i vendosni “vetuIIat” Thaçit, por po ia qorroni “sytë” UÇK-së!

Nga Gëzim Mekuli Po shihet një paradoks i paparë: disa të huaj, e shumë nga ne, po e mbrojnë Thaçin me çka e si po...

Lushtaku: Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri...

Shefi i Shtabit ngre alarmin: ‘Një sulm ndaj Polonisë po përgatitet

Polonia po përballet me një fazë të rrezikshme të sigurisë kombëtare, paralajmëroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Wiesław Kukuła, i cili deklaroi se...

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se nuk ka vija të kuqe të bashkëpunimit me LVV-në. “Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe...

Benita me dhëmbë diamanti thotë se “do ta dridh shtëpinë”

Këngëtarja dhe influencerja, Benita Zena që është pjesë e BBVK4 në klipin prezantues tha se pika e saj më e fortë është karakteri dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu