Inteligjenca artificiale – Pak njohuri në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut hezitojnë të përdorin inteligjencën artificiale për shkak të mosnjohurive digjitale, thotë Bojan Kordallov, ekspert i mediave digjitale, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Rezultatet e hulumtimit të Institutit për Hulumtime Politike në Shkup tregojnë se shumica e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, 57.8 për qind, e njohin termin inteligjencë artificiale, ndërsa 39.3 për qind nuk e njohin atë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre, që janë shprehur se e njohin këtë term, kanë thënë se nuk i kanë përdorur shërbimet që ofron inteligjenca artificiale.

Inteligjenca artificiale është teknologji që avancohet çdo ditë e më shumë, e cila tenton të simulojë inteligjencën e njerëzve përmes përdorimit të sistemeve kompjuterike.

“Maqedonia e Veriut është shtet që ka rezistencë ndaj digjitalizimit të shërbimeve e lëre më përdorimit të inteligjencës artificiale. Kjo ndodh si rrjedhojë e shkallës së ulët të njohurive digjitale që kanë qytetarët”, thekson Kordallov.

Ndryshe, më pak se gjysma e të anketuarve – 48.4 për qind – gjatë periudhës kohore 21 – 24 mars të këtij viti nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, besojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të ndalohet ose kufizohet.

Merxhan Bajrami, inxhinier i inteligjencës artificiale, i cili udhëheq një kompani për krijimin e veglave për inteligjencë artificiale, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rezistenca dhe besueshmëria e ulët e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj inteligjencës artificiale e ka për bazë mungesën e debatit në këtë temë.

“Angazhimi direkt dhe debatet publike në këtë temë janë relativisht të ulëta. Kjo pastaj sjell një të metë të madhe që është mungesa e aftësive… çka paraqet një hendek të madh pasi kemi përdorim tepër të ulët të inteligjencës artificiale dhe për pasojë fuqia punëtore në çdo sferë do të jetë shumë e papërgatitur kundrejt hovit të madh që ka marrë inteligjenca artificiale”, thotë Mexhan Bajrami.

Ai e sheh si shumë problematike mungesën e rregullativës ligjore në Maqedoninë e Veriut sa i përket përdorimit të teknologjisë së avancuar. Finik Doko, ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë Informative, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompanitë e huaja janë të fokusuara në inteligjencën artificiale si profesion.

“ChatGPT e zgjoi vetëdijen për inteligjencën artificiale, mirëpo inteligjenca artificiale është shumë më shumë se ChatGPT. Në vendin tonë kanë ndikim të madh kompanitë e huaja të teknologjisë informative, të cilat punësojnë dhe ndihmojnë për rritjen e inteligjencës artificiale si profesion. Në popullatën tonë ekziston frika nga inteligjenca artificiale, mirëpo realiteti është që do të mundësojë krijimin e profesioneve te reja, do të pakësojë disa profesione aktuale dhe do të lehtësojë shume punë qe janë të përsëritshme, ose që marrin mjaft kohë për përfundimin e tyre”, thekson Doko.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë shprehur të ndarë në pyetjen nëse jeta në të ardhmen do të jetë më e lehtë apo më e vështirë me avancimin e inteligjencës artificiale. Sipas të dhënave, 28.7 për qind besojnë se jeta do të jetë më e lehtë, 28.8 për qind se do të jetë më e vështirë. Vetëm 9.9 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu