VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humnerë

Raporti i fundit i Freedom House konstaton regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional. Ajo që ne e themi gjatë gjithë kohës, ka marrë edhe njëherë një vërtetim ndërkombëtar.

Për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen. Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij “biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te ministrat dhe drejtorët në pushtetin mbi 20-vjeçar të BDI-së.

Vetëm në vitin e fundit, ky pushtet u përfshi në dhjetëra skandale, të cilat po regjistrohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. Kodi i ri Penal, me të cilin praktikisht u amnistua Nikolla Gruevski, presioni ndaj gjykatës, skandali i onkologjisë dhe të tjera që përmenden në raportin e Freedom House, janë dëshmi që pushteti i korruptuar po e çon prapa demokracinë. Kjo mbrapshtësi e BDI-së do të përfundojë më 8 maj. Shqiptarët e kanë vendosur se vendit i duhet ndryshim. Ata e dijnë se ndryshimi dhe progresi vijnë me fitoren e koalicionit VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu