Raporti i FD-së, Kasami: BDI vetëm korrupsion, ne do të sjellim zhvillimin

Duke komentuar raportin e fundit të organizatës Fredome House që e nxori Maqedoninë e Veriut në rënie sa i përket luftës ndaj korrupsionit, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se për 22 vite është BDI ajo që ka mbjellur vetëm korrupsion gjatë qeverisjes së saj. Kasami tha se me koalicionin VLEN dhe Taravarin president do të sjellin ndryshimin në vend.

“Si ta lexojmë raportin e Freedom House, ku vlerësohet se Maqedoninë e ka kapluar korrupsioni?
Ja një shpjegim: BDI-ja po premton kinse do të shtrojë rrugë nëpër fshatra e malësi të Pollogut. Por 22 vite pse nuk i shtruan rrugët? Ne e morëm Tetovën nga BDI, pa investime sepse investimet ishin vjedhur. Ky është korrupsioni i BDI-së, i Aliut, Artanit dhe Bujarit, që na kanë lënë pa zhvillim dhe pa rrugë.
Rrugët dhe zhvillimin do t’i sjellë koalicioni VLEN dhe presidenti Taravari.
T’i themi boll më korrupsionit, boll më BDI-së!”, ka shkruar Kasami në rrjetin social Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu