“Humori i zi, arsye për dhunën nëpër shkolla” – Të edukohen prindërit, ata janë pasqyrë e fëmijëve!

Dhuna nga bashkëmoshatarët po shfaqet gjithnjë e më shumë në forma të ndryshme bëjnë të ditur nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë “Megjashi”. “Prindërit duhet të edukohen, sepse fëmijët e pasqyrojnë atë që e shohin tek ata”, thotë Katarina Zllatanovska-Popova, teksa thekson rëndësinë e edukimit të hershëm të fëmijëve.

“Ne si prindër duhet të fillojmë të ndryshojmë, duhet të fillojmë të edukohemi, duhet t’i pranojmë nevojat dhe ndryshimet që ndodhin në shoqëri, në të njëjtën kohë për të ndikuar në moshën e hershme t’i edukojmë fëmijët tanë, si duhet të sillen, ta kuptojnë që janë pjesë e një shoqërie dhe nuk janë individual, nuk janë më të mirët në botë, dhe mundet që të japin ndihmë në vend që të bëhen konkurrues”, tha Katarina Zllatanovska-Popova, roli i prindit. Nxënësja Veronika Petrova tregoi se dhuna mes bashkëmoshatarëve ndodh për shkak të humorit të zi.

“Vetë dhuna rrjedh nga bashkëmoshatarët nga një sens humori i zi, që është i njohur për gjeneratat tona, mendoj që rrjedh nga atje dhuna dhe ajo është një fillim që nuk ka fund”, pohoi Veronika Petrova, nxënëse në shkollën “Georgi Dimitrov”.

Për këtë fenomen, “Megjashi” promovoi udhëzuesin për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla. Kryetari i kësaj ambasade, Dragi Zmijanac, tha se nuk mjafton që shkollat dhe prindërit vetëm të njoftohen me dhunën, por edhe të reagojnë.

“Nëse nxënësit nuk ndihen të sigurt në shkollë dhe nuk kanë ku të besohen për atë se për çfarë po ndodh, nuk e njohin dhunën, dhe nuk reagojnë në të njëjtë, ajo do të përsëritet dhe do të kemi më shumë viktima, fëmijë që janë viktima të dhunës. Ky udhëzues është një mjet i mirë që ia rekomandoj edhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe MASh që ta vendosin në mënyrë që edhe mësuesit edhe shërbimi profesional, edhe këshilli i prindërve dhe kuvendi për fëmijë jo vetëm të njoftohen por edhe të reagojnë”, pohoi Dragi Zmijanac, kryetar i “Megjashi.

Svetllana Asprovska Todoroviq, psikologe në shkollën “Georgi Dimitrov”, theksoi se shërbimi profesional në shkollë duhet të veprojë si ndërmjetës në mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu