“Kandilat e Bajramit” edhe sivjet marshojnë në Shkup

Shoqata Kulturore “Vizion M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, edhe këtë vit kanë organizuar marshin “Kandilat e Bajramit”, ku simbolika e gjithë kësaj është shëtitja e fëmijëve me autobus nëpër rrugët e Shkupit, të cilëve iu ndanë edhe dhurata. Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore “Vizion M”, Erduan Dauti, tha se ky organizim pritet me shumë dëshirë nga fëmijët dhe në këtë mënyrë ata me shumë kënaqësi presin Festën e Fitër Bajramit.

ERDUAN DAUTI, SHOQATA KULTURORE VIZION M
“Projekti parasheh filimishtë marshutën e autobusit nëpër rrugët e Çairit, ku sëbashku me fëmijë, me këngë të Bajramit, sjellin atmosferën e Bajramit. Ndërkoh, deri sa autobusi është në lëvizje në marshut e vet nëpër rrugët e Çairit, në Çarshi të Shkupit, para sheshit Murat Pasha, nga Shoqata Edukative “Parimi Kulturor” është përgatitur një ekspozitë”. Edhe qytetarët të cilët i kishin dërguar fëmijët e tyre, apo edhe nipërat e tyre, theksuan se është një projekt mjaft i qëlluar, pasi fëmijët e tyre në këtë mënyrë e ndjejnë aromën e Bajramit.

QYETAR
“Kjo është shumë e mirë , për fëmijët sidomos për këtë ditë Bajrami, ma mirë ska ku për fëmijët. Shumë mirë, shumë janë të lumtur. Inshallah vazhdojnë kështu sikur vitet e kaluara”.

Pas përfundimit të shëtitjes me autobus, të gjithë fëmijët u mblodhën tek sheshi Murat Pasha në Çarshi të Shkupit, ku patën fatin të ndëgjojnë ilahi të kënduara nga fëmijë dhe valle të përgaditura nga Shoqata Artistike, Emin Duraku dhe po ashtu i morën dhuratat për Bajram..

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu