Sali: Shëndetësinë e kemi të sëmurë! Hasani: Të mos arnojmë ndërtesat e vjetra!

Bekim Sali nga koalicioni VLEN në Daily Click në TV21 tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë është i sëmurë. Ai thekson se dikush duhet të mbart përgjegjësi për ndërprerjen e vazhdueshme të politikave në reformat në shëndetësi. Sali thotë se udhëheqësit politikë po e dëmtojnë shëndetësinë, pasi vetëm për tre vite janë ndërruar 4 ministra.

“Në tre vitet e fundit janë ndërruar 4 ministra të shëndetësisë, mund ta paramendoni se çfarë kontitunuiteti mund të ketë në atë dikaster, duke pasur parasysh që të gjithë ministrat kanë pasur qëllime të mira, unë besoj në qëllimet e mira të çdonjërit që e merr një detyrë publike”. Tha Bakim Sali-VLEN.

Ilir Hasani nga Fronti Europian tha se si plan për sistem shëndetësorë më efikas e mendojnë që pas ndërtimit të Qendrës së re Klinike në Shkup, të ndërtohen edhe 4 qendra të tjera nëpër vende tjera në Maqedoninë e Veriut.

“Decentralizimi është mandator dhe projekti i jonë i decentralizimit është në themelimin e një Qendre, një celule serioze, siç është Qendra Klinike Universitare, e cila planifikohet të ndërtohet dhe ndërtimin e katër qelizave të tjera të distribuara në periferi të Maqedonisë, por të gjitha ata të planifikohen të bëhen të reja dhe të mos mundohemi t’i arnojmë institucionet ose ndërtesat e vjetra”, u shpreh Ilir Hasani – Fronti Europian.

Ndryshe dy mjekët Bekim Sali nga koalicioni VLEN dhe Ilir Hasani nga Fronti Europian në zgjedhjet e 8 majit do të garojnë për deputetë në zonën e parë zgjedhore.
https://youtu.be/_uRTs4AM31Y

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu