Ndërroi jetë mësuesi, shkrimtari rebel dhe atdhetari “non grata”, Fadil Curri!

Në moshën 68 vjeçare u nda jeta, shkrimtari i njohur dhe një arsimtar jete, Fadil Curri.

Ai ishte një kontribues i madh në fushën e arsimit dhe letrave shqipe, duke lënë pas shumë vepra madhështore në këto lëmi, përcjell in7.

Biografia

Fadil Curri u lind në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) më 25 shtator 1959. Pas disa muajsh nga kjo datë familja e tij u shpërngul në Shkup, ku kreu shkollimin fillor, të mesëm dhe Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë Shqipe e Letërsi. Qysh nga fëmijëria e tij shkruante poezi dhe i botonte në gazetat e shkollës dhe revistat e njohura letrare “Gëzimi” e “Fatosi” në Shkup.

Pati një jetë të bujshme. Si student ra në sy të organeve të ndjekjes në Shkup dhe familja e tij u bë objekt i bastisjeve të shumta policore, kurse vet shpesh thirrej në bisedë informative të policisë. Edhe gjatë shërbimit ushtarak jugosllav në Lubjanë pati krajata të pakëndshme, sa edhe e paraburgosën në kazermën e këtij qyteti për shkak të “tubimit të shqiptarëve”.

Në vitin 1998 policia maqedonase e ndaloi në pikën kufitare në Bllacë dhe pas 32 orësh izolim, e deportoi në Kosovë, duke e shpallur “person non gratta” për Maqedoninë dhe që 6 vjet e gjysmë nuk ia lejoi hyrjen në Maqedoni te shtëpia e familja e tij që i ka atje.

Fadil Curri pas diplomimit punoi kryeredaktor i gazetës “Sharri” në Han të Elezit, drejtor për kulturë në Kaçanik, kurse vitet e fundit është mësimdhënës i gjuhës shqipe e letërsisë.

Si gazetar i furnizonte faqet e letrare e informative të “Shkëndijës”, “Rilindjes” e “Flakës” së Prishtinës e Shkupit. Në kohën e komunizmit ballanik, agjencia shqiptare ATSH ia ripublikonte tekstet në gazetat, revistat e RTV e saja edhe në gjuhët e huaja, ku bënin fjalë për shtypjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Me pikëpamjet e veta publicistike në opinion njihet si demaskues i padrejtësive ndaj shqiptareve, sidomos në Maqedoni, qoftë përmes shkrimeve në gazeta e libra, qoftë përmes intervistave e komenteve të shumta nëpër gazeta, radio e televizion, kohët e fundit edhe në faqet sociale të internetit. Për këto qëndrime njihet që mbi gjysmë shekulli jeton në Shkup e që nuk i lejohet shtetësia e Maqedonisë. Bile, vitet e fundit policia maqedonase me vendim zyrtar ia refuzoi dhënien e shtetësisë, duke u arsyetuar profetikisht se “ Fadil Curri do ta rrezikojë Maqedoninë”, madje edhe duke ndërmarrë dis padi gjyqësore ndaj tij.

Në fushën letrare, Fadil Curri është autor i dhjetë librave të botuar, redaktor, recensent e lektor i dhjetëra librave letrarë e shkencorë. Deri sot ka këtë opus të publikuar libror:
A(H) FATI(H) ËNË NË PESHOJË” (Përmbledhje tekstesh udhëtimi nga Belgjika e Gjermania, biseda e shënime me të burgosur e të padrejtësuar dhe krimin në Bllacë të Shkupit nga çetnikët e komunistët), “KOHË QORRE – A BLIND TIME” (tufë poezish në shqip e anglisht), “KRONIKË PËR NJË DASHURI” (roman me dy botime), “MUZAT E HANPENCIT” (panoramë letrare shkollore e Hanit të Elezit), “TREGIME PËR FËMIJË” (përmbledhje tregimesh për fëmijë), “RINJOJA PAS VDEKJES NË… KOSOVË” (roman, vazhdim tematik i “Kronikë për një dashuri”), “KËSHTU MENDONTE, FLISTE E SHKRUANTE ADEM KASTRATI” (autobiografi dhe shkrime të tjera), “ATY KU U KALITËN KAMPIONËT” (monografi e historisë së mundjes në Han të Elezit), “ARKA E THESAREVE” (dramë e inskenuar dhe e shpërblyen në Festivalin dramatik të shkollave të Kosovës në Skenderaj, pastaj e botuar si libër), “HANI I ELEZIT LEKSIKOR ME FRAZEOLOGJI” (fjalë të shënuara nga kjo anë). “PALLË KRITIKE MBI QEPALLËN AGONIKE”, SHB “Shkupi”, Shkup 2015.

Fadil Curri ka marrë pjesë në shumë organizime letrare anekënd Shqiptarisë, ka marrë pjesë në disa takime e karvane shkrimtarësh në Kosovë e Maqedoni, debate shkencore, ka qenë pjesëmarrës në shumë konkurse letrare, nga juritë e të cilëve edhe është shpërblyer disa herë. Ishte edhe botues i revistës “E vërteta” në Shkup e Tetovë, Kaçanik e Han të Elezit. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma,...

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, Brukseli gati të marrë vendimin drastik ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndezur polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj eurodeputetëve të Partisë së Gjelbër Evropiane, të cilët i quajti...

Zeqirija Ibrahimi jep lajmin e mirë: Avokati i njohur Memet Seferi, kandidat për komunën e Vrapçishtit

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Kësisoj, me propozim të degëve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu