Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

Më 1998, pasi Asambleja Komunale e Podgoricës kishte pranuar kërkesën e Mulla Idriz Demirit që varrezat në Pobrezhie të zhvendoseshin në varrezat e reja të qytetit, ishte hapur tashmë rruga që eshtrat e Isa Boletinit të largoheshin nga aty për t’u varrosur në Kosovë.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini tregoi në detaje se si shkoi procesi, duke thënë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” se menjëherë pas publikimit të lajmit në njërën prej gazetave më të lexuara në vend, u lajmëruan disa figura si: Mulla Osmani, prof. Latif Berisha, Presidenti Rugova dhe nga familja ishin, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu.

“Atë kohë, babi im, Xhaviti ka qenë shumë sëmur nga shëndeti dhe si Boletin ishte shumë rrezik që t’i bie patrullave policore në sy, atëherë ka shku (në Mal të Zi te varrezat) djali i hallës së babit, Remzi Murati dhe Muhamet Shukriu, vetëm këta të dy. Dy mijë marka gjermane ua kishte dhënë Presidenti Rugova atë kohë për harxhimet e tyre që t’i sillnin eshtrat këtu në Kosovë”. Gazmend Boletini tha se familjarët atje i ka prit hoxha me xhemat, dhe pas hapjes së varrezave renditja është bërë si në vijim: Isa Boletini, dy djemët e tij, dy nipat, dy miqt dhe kushëriri në fund.

“Gjithçka ka shku në mënyrë profesionale nga prof.Dr. Muhamet Shukriu, i cili iu ka bërë foto, e të gjitha. Pastaj i kanë tërhjek, së bashku me xhematin e Podgoricës që e ka organizu Mulla Idrizi. I kanë marr dhe me brushë të dhëmbëve një nga një i kanë la në hotel”, shtoi ndër tjera ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu