Bebe Rexha mahnitëse në Billboard Music Awards, shqiptarja nga Maqedonia shpërblehet edhe me çmim

Bebe Rexha dhe David Guetta kanë shkëlqyer në Billboard Music Awards 2023 që u mbajt të dielën (19 nëntor), pasi u bashkuan për të performuar hitin e tyre masiv “I’m Good (Blue).

E veshur me një fustan mahnitës të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme, Rexha hapi performancën me një version orkestral të ngadalësuar të këngës.

Megjithatë, në mes të performancës, ritmi ra dhe u kthye në melodinë ritmike, ndërsa ylli i muzikës mahniti me vokalin dhe paraqitjen në skenë.

“I’m Good (Blue)” – i cili ishte i nominuar për tre çmime “BBMA” në shfaqjen e së dielës dhe mori çmimin për “këngën më të mirë të kërcimit/elektronike”.

Hiti i dyshes kaloi 55 javë në vendin e parë në tabelën e “Hot Dance/Electronic Songs”, vetëm një këngë në historinë gati 11-vjeçare të top-listës ka pasur një ecuri më të gjatë në vendin e parë, është ajo “Happier” nga Marshmello dhe Bastille që kryesoi top-listën për 69 javë.

https://www.instagram.com/reel/Cz2YLWJRQ3u/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E zbulojnë gjeologët/ 20 milionë tonë bakër me vlerë mbi 100 miliardë dollarë gjenden në Kinë

Në një zbulim të papritur, ekspertët kanë zbuluar një depozitë masive bakri në Pllajën Tibetiane të Kinës, që tejkalon 20 milionë tonë. Burimet e...

Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm t’ia dorëzojë Krimenë Rusisë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë...

Shënimi i 1 majit/LSM me protesta, KSL me konferencë me pushtetin dhe punëdhënësit

Një sindikatë 1 majin – Ditën e Punës do ta shënojë me protesta, ndërsa tjetra më 30 prill me një konferencë mbi zhvillimin e...

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë...

Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu