9 vite nga atentati ndaj Kiro Gligorovit

29 vjet më parë më 3 tetor u bë atentati ndaj presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa truproja e Gligorovit, Ilço Teovski u plagos. Si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën edhe kalimtari Hristo Hristomanov, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Nga hetimet u konstatua se atentati ishte i përgatitur dhe i organizuar mirë. Nuk dihet se kush qëndron pas atentatit, ndërsa procedura hetimore ndaj një autori të panjohur është ende e hapur.

Sulmi është kryer me autobombë në vitin 1995 në ora 09:50 në rrugën “Maqedonia” përballë hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorov me veturë zyrtare po lëvizte nga banesa e tij për në vendin e punës në Kuvend. 20 kilogramë eksploziv ishin fshehur në një makinë “Citroen Ami 8”, e aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorov ishte duke lëvizur drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit automjeti zyrtar i presidentit në rrugën “Maqedonia” është ngadalësuar nga një makinë tjetër.

Në hetim u kontrolluan 30.850 automjete, u kontrolluan mbi 15.000 objekte dhe u identifikuan mbi 188.000 persona, nga të cilët 19.000 u kontrolluan. Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi disa intervista informative me persona që i konsideronte si autorë të mundshëm të atentatit, por të gjithë pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.

Kiro Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në moshën 94 vjeçare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu