80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV

Tradita vazhdon, 80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve po shënohet edhe në Maqedoninë e Veriut në organizim të një shoqate joqeveritare “Vizioni-M”.

Aktivitete nën moton “I Love Çameria” kanë filluar më 21 qershor dhe përmes Javës Çame do të ketë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, përcjell INA.

Në ditë e dytë, një grup i aktivistëve kanë vizituar varrezat came në Kllogjër të Shqipërisë. Ndësa ditëve në vijim parashihen edhe aktivitete tjera kulturore, artistike dhe sportive.

Ky program do të zgjatë 7 ditë, ndërsa në kuadër të kësaj jave do të organizohen një sërë aktivitetesh. Në program parashihet edhe një organizim i një turneut të futbollit dhe basketbollit të dielën dhe të hënën, pastaj për të vazhduar të martën me promovimin e librit i titulluar “Gjenocidi Çam” nga autorja Berna Turkdogan, ndërsa të mërkurën do të ketë ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame dhe të ejtën ku është edhe dita e fundit, janë paraparë dy organizime, njëra është e një marshi të organizuar me motoçiklistë nga Tetova në Shkup dhe pastaj në orën 14 do të takohen para ambasadës greke në Shkup.

Kordinatori i këtij organizimi, Bujar Çaili, për Televizionin Shenja, tha se programi këtë vit do të jetë më i begatë dhe se se presin interersim tejët të lartë nga të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë. Ky është viti i katërt rradhazi që organizohet “Java Çame”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu