80 mijë myslimanë e falin xhumanë e parë të Ramazanit në Al-Aksa

Lutjet e para të xhumasë së Ramazanit në xhaminë Al-Asqa të Jerusalemit, kanë përfunduar pa ndonjë incident.

Rreth 80.000 besimtarë myslimanë i kanë ndjekur lutjet e të premtes së parë të Ramazanit, sipas departamentit të dhurimit islamik të Jerusalemit, raportoi CNN.

Xhamia Al-Aksa, e vendosur në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ka një rëndësi të thellë fetare për muslimanët në mbarë botën, si vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Kjo vjen pasi u ndez debati në Izrael nëse duhet të reduktohet numri i besimtarëve myslimanë në Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Kryeministri izraelit, Benjamim Netanyahu ka thënë në fillim të një takimi të sigurisë mbi përgatitjet për Ramazanin se qeveria i jep përparësi lirisë së adhurimit për të gjitha fetë.

Ben Gvir, kreu i partisë ekstreme nacionaliste Hebraike Fuqia, kishte mbrojtur kufizimin e numrit të besimtarëve myslimanë të lejuar të vizitojnë kompleksin gjatë festës.

“Vendimi i Netanyahut për të mos reduktuar numrin e besimtarëve myslimanë rrezikon izraelitët”, ka thënë Ben Gvir në një deklaratë në fillim të këtij muaji.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu