77 Vjet nga Lindja e Arben Xhaferit: Figura Madhështore e Intelektualizmit dhe Veprimtarisë Kombëtare të Shekullit

Arben Xhaferi u lind më 24 janar 1948 në Tetovë, asokohe pjesë e Republikës Socialiste të Maqedonisë brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e Filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses.
Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviqit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.
Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie.
PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Erdhi në pushtet me një strategji krejtësisht te re. Xhaferi njihet si ndërtuesi i platformës për demokraci konsensuale, si një parakusht për parandalimin e tendencave margjinalizuese të aplikuara në atë kohë kundrejt shqiptarëve, por dhe si mjet që mund të ishte efikas kundër ndarjeve territoriale që sot e kësaj dite i kanosen Maqedonisë.
Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndërkombëtar që motivet e luftës të mos kërkohen atje ku nuk ekzistonin, pra në Kosovë apo te animet gjenetike të shqiptarëve për rebelim, ashtu siç pretendonin faktorët maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk përputhej me realitetin.
Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke bërë të mundur legjitimimin e luftës së shqiptarëve, duke nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërrimin e konceptit etnocentrik të shtetit.
Në zgjedhjet e 15 shtatorit të vitit 2002 Xhaferi kalon në opozitë. Ai mbajti postin e kryetarit të partisë deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga Menduh Thaçi.
Në atë periudhë të zymtë parazgjedhore, analistë të ndryshëm patën vlerësuar se shqiptarët do të përfshihen në një konflikt të paevitueshëm brenda tyre. Në opozitë, Xhaferi që në fillim dha sinjale se qeveria e re, po devijon nga përcaktimet e marrëveshjes së Ohrit. Madje ai i drejtoi publikisht një letër kryetarit të shtetit Boris Trajkovski, duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedime me të.
Vdiq më 15 gusht 2012 në Spitalin e Shkupit pas një hemorragjie cerebrale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

Dy kompani të mëdha të huaja po largohen nga Maqedonia e Veriut

Dy kompani të huaja të mëdha që prej vitesh veprojnë në zonën industriale të Shkupit po largohen nga Maqedonia e Veriut. Më së voni deri...

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu