5 serbë u arrestuan nën dyshimin për krime të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë – Vuçiq këtë e quan provokim i qëllimshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me arrestimin e pesë serbëve në Kosovë nën akuzat për krime lufte. Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të shtunën se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar pesë serbë të dyshuar për krime lufte. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se në prill të vitit 1999, në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, kanë kryer një sërë krimesh ndaj civilëve shqiptarë, duke përfshirë vrasje, plagosje, djegie, rrëmbime, dhunime, maltretime dhe tortura. Vuçiq ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiq në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke thënë se ata do të bëjnë vetëm deklarata të zbehta kundër veprimeve dhe më pas do të heshtin. Vuçiq njoftoi se nesër do të ketë biseda me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar,” shtoi Vuçiq.

Presidenti serb e cilësoi këtë situatë si një standard të dyfishtë dhe theksoi se Serbia duhet të përshtatet me ndryshimet globale.

“Ne duhet ta forcojmë vendin tonë, të ndjekim ndryshimet në botë dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, në mënyrë që të mos habitemi si në vitin 1989, kur nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte në botë”, tha Vuçiq raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS)./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Kanal 5 ka folur për shumë çështje, nga tenderi për parkungun në Qendrën Klinike e...

Bie numri i votave për Albulena Haxhiun në vetëm 54

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54...

Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se tenderi për parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk ka qenë në katër sy siç pretendohet në...

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Profesori i ekonomisë Visar Ademi pritet të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. Sipas burimeve të TV21, pritet të kandidojë si i pavarur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu