34 punëtorë nga Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV ngelin pa punë, reagime nga disa artistë

Faqja e AKVSH e RMV sot ka nxjerrë performancë “live” me disa artistë për festën e Ilindenit. Kaq ka mjaftuar që artistë nga ky institucion që tashmë figurojnë si të papunë të shpërthejnë në rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Pa marrë parasysh anët ligjore me të cilat politika do të krijojë alibi për tu shfajësuar, e vërteta është se 34 shtëpi do ngelen pa të ardhura, në shumicën e shtëpive kjo rrogë ka qenë i vetmi burim ekzistence. 34 njerëz të papunë në mes ka dhe grua shtatzënë që humb të drejtën e pushimit të lindjes me pagesë. 34 njerëz janë në hall të madh duke u endur lart- poshtë dhe askush nuk u ofron zgjidhje për t’i kthyer në vendet e punës.

Artistë nga ky ansambël sot kanë shpërthyer të mllefosur me disa reagime publike shkaku se lojërat politike assesi nuk duhet të rëndojë mbi kurrizin e artistëve. Presim reagimin e drejtorit të këtij Ansambli Shkodran Tolajt të cilit i jemi drejtuar në faqen e AKSHV dhe jemi përpjekur ta marrim në telefon për deklaratë por ai hesht duke mos na kthyer përgjigje deri më tani.


Sopranoja Besarta Murtezani

“Drejtuesi i Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare më 26 korrik ka ç ‘lajmëruar TË GJITHË ARTISTËT e këtij institucioni dhe aktualisht institucioni është me një këngëtar, një valltar dhe një instrumentist. Edhe sa duhet t’i përbijmë skandalet dhe turpet kur 34 punëtorë janë në RRUGË e në çdo moment presin lajm, kurse drejtuesit i kane mbet projektet pa të punësuar sikur asgjë s’ka ndodhur, përfshirë këtu edhe 2 gushtin Ditën e Ilindenit ku asnjëri nga këto që shihni në video nuk është i punësuar, Çfarë quajmë institucion? Pronë private nuk është Ansambli ,thirrni mendjes dhe mos na përdhosni durimin! Ktheni artistët në punë se keni kaluar çdo lloj kufiri. Skuquni pak! Turp,turp,turp!”


Tenori Jetmir Rexhepi

“Kataundi digjet plaka krihet” Ansambli pranon projekte në ndërkohë ka ç’lajmëruar të gjithë të punësuarit. Turp dhe haram ju qoftë !


Vullnet Neziri

“5 vite punë në ansambël si oboist, orkestrues dhe shef orkestre ( për një kohë të caktuar), të s’lajmërojnë nga puna pa pikë njoftimi. Të gjithë artistët kemi ngelë në rrugë dhe të papunë, institucioni aktualisht ka vetëm 3 të punësuar, deri kur do të lejohen këto skandale ?

Drejtorit nuk i intereson dhe vazhdon me projektet me 3 të punësuar!!! Turp të ju vijë !!”


Solistja Era Azemi

Një i pensionuar para një viti, një e panjohur dhe tre të papunësuar në këtë video!!

Ky është ansambli i momentit! I mbyllur krejtësisht!

SKANDAL!

Një lëvizje e gabuar nga ana e drejtorisë, sot i tëre institucioni të PA PUNË! Nga asgjëkund dhe nga hiçi, vendim ky, në kundërshtim me ligjin! Ktheni artistët në punë dhe mos ma përzini politikën e fëlliqur me ARTIN!

TURP! TURP! TURP!


Arsim Iljazi

“Teksa fshtati digjet, kryeplaka krihet!”

Ne, artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Vallave Popullore Shqiptare në R.M.V pavarësisht faktit se jemi përballur me shumë padrejtësi dhe kushte jonormale pune, nga çdo festival garues ndërkombëtar kemi sjellë çmimin e parë në shtetin tonë, kemi punuar 5 vite me devotshmëri ndaj punës dhe institucionit. Mirëpo sot nga gjithsej 37 artistë, 34 janë të ç lajmëruar nga puna!

Kush e ka fajin? Kush do merr përgjegjësi për këtë skandal që u ndodh artistëve në institucionin e kulturës që vetëm krenari i kanë sjellë shtetit dhe kulturës shqiptare në këtë vend?

Në këtë video që e shihni vetëm një anëtar është i punësuar në institucion! Me të tjerët nuk e di se çfarë marrëveshje është bërë për të qenë pjesë e koncertit të sotëm me rastin e festës shtetërore “2 Gusht” – “Dita e Ilindenit”.

Kërkojmë llogari nga organet kompetente dhe sa më parë të e rregullojnë statusin e artistëve.


Dukagjin Ismaili

Tashmë 8 ditë me radhë 34 artistë të Ansamblit janë të pa punë! Dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

Ndryshe, Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare.
Fillimet e para të konsolidimit të tij nisën me shpalljen e audicionit për pranimin e stafit artistik në maj të vitit 2019. Në këtë audicion, përzgjedhja e artistëve u bë nga emra kompetentë të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat tona dhe në bazë të vlerësimeve të tyre u përzgjodhën artistët aktual që përbëjnë: sesionin e valles prej 20 valltarëve, formacionin orkestral prej 9 instrumentistëve dhe sesionin vokal prej 8 solistëve.
Koncerti i parë me program dhe kapacitet vetanak por i punuar edhe me angazhim të koreografëve dhe muzicientëve më të mirë shqiptar është mbajtur me 16 nëntor 2019 në Tetovë, në prani të qindra spektatorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu