30 mijë muslimanë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Pavarësisht pengesave dhe vështirësive të Izraelit, rreth 30 mijë muslimanë palestinezë dhe të huaj e falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli edhe këtë javë vendosi kufizime ndaj palestinezëve që duan të falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Policia izraelite ngriti postblloqe në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa dhe pengoi disa palestinezë të hyjnë në Al-Aksa. Forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aksa gjatë predikimit dhe lutjes së xhumasë, parandaluan hyrjen e shumë njerëzve dhe arrestuan një person.

Policia izraelite kufizon kalimin e shumë palestinezëve që vijnë nga provinca të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke pretenduar se ata “duhet të marrin leje të posaçme”.

Sipas Administratës së Fondacioneve Islamike të Kudsit, 30 mijë njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa.

Policia izraelite ka vendosur kufizime të ashpra që kanë penguar dhjetëra mijëra njerëz të falen në Al-Aksa për 29 javë, që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

CIA hedh poshtë pretendimin e Putinit për sulm nga Ukraina

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka kryer një sulm me dron ndaj një rezidence të përdorur nga presidenti...

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu